Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili e ka kërcënuar ish-të dashurën me vrasje, nëse krijon lidhje me ndonjë person tjetër, raporton Express
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia. I dyshuari e kishte kërcënuar viktimën se do ta privojë nga jeta në rast se do ta lajmëronte policinë lidhur me kërcënimin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjakovë 06.01.2022–12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/