Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është sulmuar një zyrtar policor në Gjakovë.
Sipas policisë, që të dy sulmuesi dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Rr. Musa Zajmi, Gjakovë 24.08.2021 – 23:45. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregull”, thuhet në njoftim të policisë.