By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... GJASHTË TË VDEKUR NË AKSIDENTE BRENDA DY DITËSH – POLICIA KA NJË APEL PËR VOZITËSIT
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

GJASHTË TË VDEKUR NË AKSIDENTE BRENDA DY DITËSH – POLICIA KA NJË APEL PËR VOZITËSIT

Përditësimi i fundit: June 10, 2018 1:13 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, e shqetësuar me dy aksidentet e fundit ku kanë vdekur gjashtë persona në territorin e Kosovës, ka dalë me një apel për të gjithë vozitësit.

- Advertisement -

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të rrisin nivelin e vetëdijes, të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën e tyre gjatë drejtimit të automjeteve të tyre

Humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive.

Lexoni të plotë apelin e Policisë:

Referuar shtimit të numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit të aksidenteve (vetë-aksidenteve) tragjike në trafikun rrugor, njëri në rajonin e Ferizajt (08.06.2018) dhe tjetri gjatë natës së mbrëmshme (10.06.2018) në rajonin e Pejës, ku në të dyja rastet kanë humbur jetën gjashtë (6) persona, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të rrisin nivelin e vetëdijes, të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën e tyre gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, sepse me veprimet e tyre, jo vetëm që po rrezikojnë jetët e tyre, por po rrezikojnë edhe jetët e pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor.

Duke parë që të dyja rastet e lartë përmendura janë vetë-aksidente të shkaktuara, kërkohet nga drejtuesit e automjeteve në veçanti që për të evituar rastet e tilla, të respektojnë dispozitat ligjore, sinjalistikën rrugore, t’i përshtaten kushteve të rrugës, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit.

Humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive.

Njësitet policore vazhdojnë të monitorojnë dhe të menaxhojnë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat që parasheh ligji në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti këtyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës përveç detyrave aktive në mbajtjen rendit dhe zbatimin e ligjit, angazhime intensive me zyrtarët e saj ka edhe në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe në baza ditore shqipton rreth (1000) një mijë tiketa për kundervajtje në trafik, prap se prap situata në trafikun rrugor mbetet shqetësuse dhe kërkon qasje serioze nga të gjithë, si dhe ndërmarrje të veprimeve efektive për vetëdijësim me qëllim të parandalimit të humbjes së jetëve njerëzore.

CCNO dhe Caritasi Alsace do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete
Hyseni: Takimet me shoqatat e personave me aftësi të kufizuara na tregojnë forcën e vërtetë të Gjilanit
Kërkohet të merren masat urgjente për coronavirusin
95 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’ pritet të arrijnë në Kosovë, e konfirmon BE
Ismajli: Lajm i mirë hapja e xhamive në Gjilan
Artikulli i mëparshëm Vije lajmi fantastik për kosovarët që marrin pensionet zvicerane
Artikulli tjetër Komuna e Gjilanit mohon të ketë rrugë me emrin e diktatorit Enver Hoxha

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.