Zëvendësministrja e Arsimit Maloku-Bërdyna, njoftoi se me Covid-19 janë infektuar mbi 6000 nxënës dhe afër 1500 mësimdhënës.
Sikurse krejt popullatën, Covid-19 po i prekë edhe fëmijët.
Si shkak i kësaj janë mbyllur disa shkolla në krejt vendin.
Për këtë gjatë ditës foli në një konferencë, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna.
Maloku-Bërdyna, njoftoi se me Covid-19 janë infektuar mbi 6000 nxënës dhe afër 1500 mësimdhënës.
Këtë konferencë Maloku Bërdyna e shfrytëzoi për të bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid, që të mundësohet prezenca fizike në shkolla.
Zëvendësministrja njoftoi edhe se Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për programin Fulbright të shkëmbimit akademik SHBA-Kosovë.