ë komunën e Gjilanit janë gjetur disa mbetje mortore.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar një banor i Gjilanit, i cili kishte hasur në ato mbetje pasditën e djeshme rreth orës 19:30.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.