Tre persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë nën rrënoja, pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.
Euronews Albania raporton se bëhet me fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Mësohet se ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragji.
Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre.