Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë është shënuar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në Gjilan. Rreth orës 05:10, një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa janë konfiskuar provat materiale të nevojshme për hetim.









