Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenje jete një grua, në një ordinancë private në Viti.
Në raportin ditor është njoftuar se viktima është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e saj.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Viti / 09.12.2023, 10:05. Është raportuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.