Gjilan-Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan
Sipas raportin 24-orësh të PK-së, viktima mashkull është gjetur të dielën në orën 07:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “vdekje e dyshuar”.
“Raportohet se viktima kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor./BetimipërDrejtësi