Dje rreth orës 16:37 një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.