Një shqiptar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Francë.
Kështu kanë raportuar mediat franceze gjatë ditës së sotme.
Trupi i pajetë i të riut është gjetur gjetur në një autostradë.
Sipas mediave franceze viktima është një 26-vjeçar shqiptar, azilkërkues.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe 26 vjeçari.
Dyshohet se dy makinat kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende në dyshim.
Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet.
Rasti është duke u hetuar.