Një granatë dore është gjetur në oborrin e një shtëpisë së një serbi, në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit.
Granata ishte e vjetër dhe e siguruar me sigurues.
Policia njoftoi se banorët e zonës janë evakuuar në një zonë të sigurt.
“Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Menjëherë janë evakuuar banorët në një” perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i Amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan. Granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas njoftimit, tashmë është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme.