Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në një fshat të Kamenicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, policia dhe prokuroria janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.
“E konfirmoj që është gjetur një person pa shenja jete të mërkurën, në një fshat të Kamenicës”, ka thënë Hashani.