Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një motel në Gjilan. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për Radio Star se rasti është raportuar rreth orës 08:10, ndërsa ekipet policore dhe mjekësore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë./radiostar/