Policia njofton se një grua është gjetur dje pa shenja jete në Gjilan, nga një dëshmitar nga vendi i ngjarjes.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, tha policia. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.