Është gjetur pa shenja jete, në pasditen e kësaj të diele, Avdyl Kçiku, i shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së premtes në qytetin e Ferizajt.
Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar për klankosova.tv Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai ka thënë se vetura me viktimën është gjetur në dalje të Ferizajt, saktësisht rrugës për Nerodime, njofton Klan Kosova.
Përveç këtyre detajeve, Zëdhënësi Gashi ka bërë të ditur se brenda veturës është gjetur një armë zjarri.