Ardhja e bashkatdhetarëve për pushime në Kosovë ka shkaktuar kolona në hyrje te Dheu i Bardhë
Pritjet në këtë pikë të kalimit kufitar janë deri në 1 orë. Kolona në hyrje të pikes kufitare tek Dheu i Bardhë është 500 metra sipas të dhënave të orës 07:15 sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në pikën tjetër të kalimit kufitar Kullë pritjet në hyrje janë nga 25-30 minuta me kolona 180 metra, ndërsa në dale 15-20 metra.
Pritje në hyrje të pikës tjetër të kalimit kufitar në Merdare janë nga 5 deri në 10 minuta, pa kalonë.