Në SHSKUK aktualisht po trajtohen 356 pacientë të infektuar me koronavirus.
Në QKUK dhe klinikat e saj po trajtohen në total 120 pacientë me COVID-19, ndërsa në shtatë spitalet rajonale 236 pacientë.
Në respiratorë janë shtatë pacientë, ndërsa 28 janë me maska CPAP, kurse me oksigjenoterapi janë 298 pacientë.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 452 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.