Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arbër Ismajli, kanë pritur sot në takim pune komandantin e Policisë së Regjionit, Elmina Mahmuti dhe komandantin e Stacionit Policor, Alban Ramushi, të cilët shoqëroheshin nga shefi i Operativës, Nijazi Kolgeci dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, Naser Rrahmani.
Në takim u vlerësua se siguria publike është shumë e mirë në këtë komunë, përjashtuar rastet e vjedhjeve.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për projektet e përbashkëta, siç janë vendosja e kamerave të sigurisë, që tashmë është realizuar, sikurse edhe që i është ofruar mbështetja logjistike këtyre dy institucioneve të sigurisë në Gjilan.
Temë e takimit ka qenë edhe diskutimi lidhur me lirimin e objektit të Policisë së Regjionit për Komunën e Gjilanit, të cilët pritet të dalin në objektin e tyre.
Komandanti i Policisë së Regjionit në Gjilan, Elmina Mahmuti dhe
komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi, kanë falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm që e ka treguar në të mirë të sigurisë së qytetarëve.