Gjendja në të cilën ndodhet fshati Cërnicë është e papranueshme. Lënia në harresë nga ana e pushtetit lokal, ka sjellë mungesa të kushteve minimale të jetesës.
Nga skanimi i gjendjes dhe bashkëbisedimeve me banorët, kemi konstatuar se ka mungesa në furnizim me ujë të pijshëm, mungesë të kanalizimit të ujërave të fshatit të cilat derdhen dhe ndotin lumin e Cërnicës.
Ndër të tjera qëndrojnë dhe mungesa e çerdheve, e infrastrukturës dhe fushave sportive.
Ne kemi hartuar një plan konkret, të konsultuar nga ekipe profesionistësh, për të tejkaluar vështirësitë që i përjeton sot Cërnica. Për një qeverisje për të gjitha shtresat, për të gjitha fshatrat. Bashkë qeverisim.