Ajri i mbrëmjes së sotme del të jetë i rrezikshëm për qytetarët e kryeqytetit Sipas matjeve të orës 20:00 të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane, indeksi i cilësisë së ajrit del të jetë 432 e që cilësohet të jetë shumë i rrezikshëm. Në bazë këtij niveli të ndotjes, rekomandohet se “Fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë”.
Mëngjesin e sotëm sipas matjeve të orës 09:00 cilësia e ajrit u cilësua e pashëndetshme.