Spitali i Gjilanit po përballet me një krizë të rëndë për shkak të mungesës së gjërave esenciale si fasha dhe gjilpëra, raporton Radio Star.
Një qytetar ka rrëfyer për Radio Star se rreth orës 03:00 të mëngjesit është detyruar të blejë këto artikuj në barnatore, por ka hasur në vështirësi për t’i gjetur ato për shkak të mbylljes së shumicës së barnatoreve në atë orar.
Kjo situatë e vështirë është një problem që ka kohë që po vazhdon në Spitalin e Gjilanit, dhe ende nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm.
Problemet me furnizimin e gjërave bazë mjekësore po bëhen gjithnjë e më të rënda, duke sjellë pasoja të mëdha për pacientët dhe stafin mjekësor./radiostar/