Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.
Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.