Në panairin vjetor të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po marrin pjesë Ministri Mehaj dhe Gjenerali Jashari.
Ata takuan përfaqësues të kompanive më të njohura prodhuese të paisjeve ushtarake, dhe u njoftuan me zhvillimet më të fundit teknologjike në këtë fushë, përcjell Jepi zë.
Mehaj thotë se synimi është që ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë.