Nga Izmi Zeka
Ishte natë dimri ku acari sa vinte e shtohej e drithërimat sikur të shtonin natën e pafund.
Një natë e një kohe të shtirë ku të ngrirat e dimrit paralajmronin të ftohtin e madh.
Prishtinën e kishte kapluar heshtja në një kohë ku dimri i acart trokiste te dera.
Koha ngaherë paralajmron fortunë të madhe. Askush se dinte se nata e 11 dhe 12 janarit do të mbulonte borën me krisma gjaku nga hijenat që shëtisnin pa ndal.
Qyteti i dritave dhe egërsisë së dimrit sikur po jepte alarmin se korbat e zinjë do të hanë të gjallë edhe dallëndyshet e mbrëmjes.
Kohë e pa kohë e një nate të trisht të mbuluar me vellon e zezë pa e ditur se ajo natë e egër do të mbetej e përjetshme në një lagje migjeniane e ku trokiste në çdo derë e hingëllima dhe taket e njerzëve me të zeza ku do të mbulonin Prishtineën me gjakun e njom.
Ishin dy të rinjë që kalonin rrugët në Prishtinën e dalldisur nga fluskat e borës dhe acarit të pangopur të janarit të kobshëm që nuk shikonte ditët për të ngrirë gjithçka.
Zhurma dhe heshtja ishin bërë bashk në qytetin e dritave ku vetëm shëtitjet e studentëve i jepnin frymë dhe jetë acarit të ngrirë në qytetin e dhimbshëm ku zihej kënga dhe dashuria për rininë e ikur e që nuk kthehej më.
Koha edhe mund ti hajë njerëzit e unë kisha dëgjuar që janari është i egër edhe kur ai ka bardhësinë dhe të shtrëngon fort në zemër e në shpirt.
Atë natë të 11 dhe 12 janarit të vitit 1984 isha në një dhomë duke lexuar Lasgushin që e kisha për zemër dhe vështirë e kuptoja poezin e tij, metaforën në dimrin që të mërdhinte deri në palcë.
Kthehesha te Rilindasit dhe për qudi atë natë gjumi përdridhej në mes të ftoftit dhe të lexuarit në kthim prapa në histori dhe asgjë nuk më dukej si herave tjera.
Një natë e pa kthim i mbetur në heshtjen pëcëlluese të akullit që kishte mbuluar banesën time me cepa trishtues ku dimri “përvëlonte” edhe nga hingëllima e kuajve të zinjë të një nate pakthim e që koha do ta merr në përqafim.
Të nesërmen e acarit, qyteti i dritave përdridhej nga helmeta dhe zhurma pa mbarim e njerëzve që shekullin e kishin shkatrruar dhe dimrin e kishin përgjakur.
Atë natë të janarit të kobshëm dy të rinjë ishin rrethuar nga nata e dimrit të errët. Qyteti ishte ngrysur i heshtur nga friga e ushtarit dhe policit.
Shushurima e njerzëve për skaj rrugëve sikur ndjente dhimbjen dhe pa ditur se cfarë ndodhi në mbëmjen e dimrit të vështirë të një nate të zezë pa jetë dhe me gjakë të njomë.
Ishin dy të rinjë që kënduan këngën “dal nga dal po vje bahear”. Ishte një këngë që vetëm ata dinin ta këndonin, vetëm ata dinin të vdesnin me këngën për liri.
Rexhepi e Nuhiu ishin në atë mbrëmje të një nate të paharruar duke kaluar rrugët ku ishin rritur dhe shpërndanin aromë lirie. Atë natë ku edhe dimri ishte paralajmrim i egërsiësë së madhe i gjeti duke kuvenduar. Atë kuvendim të një nate të trisht ua lanë brezave amanet.
Ishin dëgjuar krismat mu në lagjen që sot që mban emrin e trimave, në lagjen ku beteja dhe jeta ishin kuptim për të gjithë pa dallim.
As breshëria e automatikut nuk ua ndali këngën. As dora e zeza nuk ua ndali këngën.
Të rrethuar e duke kënduar i thanë lamtumirë jetës që ende nuk e kishin shijuar.
Hijet e zeza në një fortunë dimri e një lufte të ashpër dhe të pabarabart, mbuluan Prishtinen me heshtje duke këputur lulet pa ardhur pranvera. Nata e zezë u mundua që të ndal ardhjen e pranverës dhe ditët me lulëkuqet e Kosovës.
Ata u vranë nga katilët dhe shpirtëzinjët në një natë ku edhe moxarti do tu a kishte lakmi vdekjen e tyre e që gitara u mungonte për të mbajtur ritmin e këngës para vdekjes.
Qyeti që i rriti , qyteti i rritës tani po i priste por jo si dikur. Tani po vinin me plumb në shtat. Gjilani i janarit të vitit 1984 po priste bedenat për tu bërë hije dhe diell një populli që për jetë kishte zgjedhur lirinë.
Po ktheheshin me lirinë në shtat dy dragoj që Hasan Prishtina ua la amanet kombin.
Hijet e zeza shëtisnin pa ndal. Edhe prej varrit ua kishin frigën. As në varr nuk donin ti linin të qetë.
Dimër i vështirë ishte. Kohë e pa kohë. Nuk mbahet mend ai dimër i 11 dhe 12 Janarit të vitit 1984.
Qizme të zeza, bajloz të zi kishe kudo. Gjergj Elez Alit nuk mund të rrinin në shtrat duke u dergjuar edhe pse plumbat në trup pikonin gjak.
Ah sa dimra të vështirë kaluan. Sa netë të pagjumë bënë. Sa plumba ranë rrebesh mbi Gjergjat dhe kurr nuk u ndalën. Gjergjat me plag në shtat u ngriten prej varrit dhe shkelën mbi bajlozat e zinjë dhe u kthyen prap në varr për të lënë lulet e kuqe të Kosovës të mbijnë mbi trupin e tyre.
Nuk ka më bajloza as dimra të vështirë si në kohën Gjergjit, Isës, Jusufit, Kadriut, Bardhit, Rexhepit e Nuhiut.
Tani janari i acartë është i ndezur flak ku qyteti me kalldërma ka hijen e Rexhës dhe Nuhiut të Jusufit dhe Kadriut, ka amanetin e tyre.