Diana Afrim Asani, me prejardhje nga Smira e Vitisë, pas një fushate të suksesshme në Steinfurt të Gjermanisë ka arritur të triumfojë në zgjedhjet lokale, pasi Partia CDU-së Steinfurt ka fituar 19 vende në zgjedhjet e pushtetit vendor, duke u ranguar si grupi me i madh në asamblenë komunale.
Më datë 13 shtator kjo parti mori një rezultat pozitiv dhe Diana Asani do të jetë anëtare në këshillin bashkiak në Steinfurt.
Diana si kandidate nga lista e CDU-së ja arriti të fitojë besimin e qytetarëve të Steinfurtit.
Diana edhe pse e re në moshë ( 20 vjeqare), ajo qysh 15 vjeçard ka filluar të jetë aktive në angazhimet politike të vendit ku jeton. Ajo më 2015 ishte mysafire në përvjetorin jubilar të CDU-së (70 vjetori i themelimit) të mbajtur në Koln më datë 05.09.2015.
Diana, bashkë me bashkëpuntorët partiakë të CDU-së kishte ndihmuar fuqishëm në fitoren e Armin Laschet (nënkryetar i parë i Angela Merkel të CDU-së), respektivisht ndihmoi shumë në garën për zgjedhjet qëndrore të mbajtura më 2017 dhe në fitoren e kryeministrit të North Rhine Westphalia Armin Laschet.
Diana Asani, është e angazhuar edhe si asistente në bordin e qarkut, ajo është përgjegjëse për fëmijët dhe të rinjtë për qarkun Münsterland (qarku i Mynsterit) si dhe udhëheqëse për të rinjë të CDU-se në Steinfurt./plustv/