Media të fuqishme në Zvicër e Gjermani, gjatë ditës së djeshme, por edhe sot kanë publikuar një hulumtim, ku kanë gjetur se si kompani mashtruese të cilat nuk kanë madje as edhe zyrë po i mashtrojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këto shtete duke iu ofruar bileta avioni me çmime shumë të lira, por në të shumtën e rasteve, ata bijën viktimë e individëve mashtrues që duke ndërruar në vazhdimësi emrat e kompanive po arrijnë të mashtrojnë një numër të madh qytetareve.
Gazeta Zvicerane “Blick” ka raportuar se familja Hasani kërkonte të vizitonte të afërmit e tyre në Kosovë. Megjithatë, më vonë kupton se ka qenë e mashtruar me biletat. Tashmë shpreson që përmes ligjit t’i marrë paratë e humbura.
Një vit kurseu shqiptaro-zvicerani Egzon Hasani (57, emri i ndryshuar) me familjen e tij njëmbëdhjetë anëtarëshe për pushimet verore. Ata dëshironin të vizitonin të afërmit e tyre në afërsi të Prishtinës. Në kohën kur Hasani kërkonte fluturime më të lira nga Bazeli, gjeti kompaninë ajrore ‘Germany Airlines’, e cila i ofroi 3590 franga për udhëtim për gjithë familjen, shkruan albinfo.ch.
Shumë para për familjen Hasani. Megjithatë, babai i rezervoi biletat dhe i dërgoi. Tani ata gëzohen të gjithë në vendlindje. Kjo zgjati deri në momentin kur një e afërme e 57-vjeçarit zbuloi se kompania ajrore gjermane largonte sistematikisht shqiptarët të cilët dëshironin të fluturonin nga Bazeli në Prishtinë. Familja mezi u besonte syve.