Gjermania e ka mposhtur Skocinë me rezultat 5 me 1, duke nisur me këmbë të mbarë Evropianin 2024, raporton gazeta online Reporteri.net.
Me këtë fitore të thellë, gjermanët kanë paralajmëruar rivalët se synojnë ta mbajnë në shtëpi trofeun evropian që deri sonte e kishte Italia si fituese e Evropianit 2020.
Emre Can mbylli serinë e golave për Gjermaninë në fund të takimit, ndërkaq sulmuesi Niclas Fullkrug ka realizuar golin e katërt për ta gjunjëzuar Skocinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.
31-vjeçari mposhti portierin skocez Gunn me një goditje shumë të fuqishme nga rreth 11 metra distancë.
Shpejtësia e goditjes së Fullkrug ishte 110 kilometra në orë.
Golat e tjerë i kanë realizuar Florian Wirtz, Jamal Musiala dhe Kai Havertz.
Në minutën e 87, mbrojtësi Rudiger realizoi autogol për t’ia ruajtur nderin skocezëve.
Lojë të jashtëzakonshme pati mesfushori Toni Kroos që pati 107 prekje të topit, 101 nga 102 pasime të realizuara, ose saktësi 99 për qind, katër pasime kyçe, tetë nga tetë topat e gjatë (100 për qind)
Të shtunën, Zvicra nga ora 15:00 do të përballet me Hungarinë në kuadër të grupit A, në të cilin është edhe Gjermania.