Një gjest i cili është për tu përshëndetur për atë që e bëri profesori Yll Hyseni, i cili gjeti një zarfë me para, aty ishin rreth 2850 euro shkruan Radio Star.
Këto para të cilat u gjetën nga profesori, nuk kishin asnjë kartë identitet apo diçka për të konfirmuar se të kujt janë ato para, por ai mori zarfin bashkë me paratë shkoi në Polici dhe dorëzoi zarfin e gjetur.
Pas kësaj Policia e Kosovës, ka marrë veprimet për të idenfikuar personin të cilit i kishin humbur paratë, pas një pune të shkurtër kanë konfirmuar se të kujt ishin paratë, pas verifikimit Policia Kosovës, ka ndarë një mirënjohje për profesorin Yll Hysenin, për bashkëpunimin e tij me organet e rendit.
Gjestet e tilla duhet të përshëndetën dhe secili nga qytetarët të merr një veprim të njejtë si profesori Yll Hyseni, i cili bashkëpunoi me Policin e Kosovës dhe ju dorëzuan qytetarit të cilit i kishin humbur parat./radiostar/