Drejtuesit e Dritës, kanë bërë gjestin më të jashtëzakonshëm nga periudha kur skuadra u shpallë kampion i Kosovës. Disa nga drejtuesit e skuadrës sot gjatë ditës i’a kanë dorëzuar trofeun bacës Fazli Fazliu, i cili njihet nga adhuruesit e futbollit kosovar si një nga tifozët më besnik në Kosovë, ngase me praninë e tij ishte përherë në stadium kur skuadrat gjilanase Drita apo Gjilani, luanin në stadiumin e qytetit.
Ky gjest i drejtuesve të skuadrës ka gëzuar jashtëzakonisht shumë 81 vjeçarin i cili ka uruar përfaqësuesit e Dritës për suksesin historik./korneri/