Kryesia e klubit të Dritës së bashku me disa lojtarë, me rastin e festave të fundvitit vizituan qendrën e kujdesit ditor PEMA në Gjilan ku edhe shpërndanë dhurata dhe ëmbëlsira të ndryshme.
Në shenjë respekti për përkushtimin që klubi jonë tregon për fëmijët e qendrës PEMA, fëmijët e qendrës kishin pregatitur një befasi për Dritën ku dekoruan një pemë me ngjyrat bardhë e kaltër.
Në fund, udhëheqësit e ketij institucioni falënderuan klubin dhe e mirëpritën inciativën.
FC Drita tanimë shpërndarjen e dhuratave e ka bërë traditë dhe çdo fundvit mundohet t’i gëzojë fëmijët.