Gazetari Alban Selimi ka qenë dëshmitar i një ngjarje të rëndë në QKMF-në në Prishtinë, ku një prind e ka sjellë fëmijën e tij 4-vjeç në gjendje të rëndë shëndetësore, me temperaturë të lartë dhe me gjakderdhje nga hunda.
Gazetari rrëfen se prindi së bashku më fëmijën pasi dolën nga dhoma e mjekut për të marrë një udhëzim që të nisej për në spital, prapa tij shkoi edhe mjeku i ri i quajtur Muhamet Ademi.
Doktor Ademi, sipas gazetarit Selimi, ia dha prindit një shumë parash, anipse prindi ka insistuar që do të bënte “zgjidhje vetë”.
“Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi. Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhamet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste”, shkruan Selimi, transmeton Express.
Postimi i tij i plotë, i publikuar mbrëmë:
Para rreth nje ore, ne QKMF ne Prishtine nje femije 4 vjeç e futi prindi i tij me shpejtesi ne dhomen e doktorit i cili po kontrollonte nje paciente tjeter.
Femiu kishte temperature shume te larte dhe kishte filluar edhe gjakderdhje per hundesh.
Pas disa minutash qendrimi ne dhomen e mjekut; pacienti doli jashte bashke me prindin qe e mbante ne dore dhe me doren tjeter komunikonte me dike permes telefonit.
Doktori doli bashke me ta ne korridor dhe e orientoi tek sporteli prej ku prindi do te duhej te vertetonte udhezimin dhe te nisej ne spital.
Per nje moment; krejt ne nje kend te korridorit ku nuk kishte njerez, e vetejta qe doktori nxorri kuleten dhe i gjuajti ne xhep nje shume parash babait te femiut.
Babai, refuzonte t’ia marre; duke i thene se ben zgjidhje sapo arrine ne spital.
Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi.
Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhamet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste.