Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar më shumë për gjendjen e përgjithshme të kësaj komune me COVID-19.
Shkrimi i plotë:
“Në ditën e 223 të përballjes me #COVID19, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1196 raste të infektuara në total, 1002 të shëruar, 145 raste aktive, 49 të vdekur, 13 të hospitalizuar dhe 195 mostra në pritje. Nëse keni mendu që COVID19 nuk është asgjë, koha e fundit ta kuptoni se ky virus po merr jetë të njerëzve përditë. Kujdesuni për veten, familjen, qytetin e shtetin tuaj. Mos dilni pa maska në qytet, pastroni duart dhe mbajeni distancën. Në të kundërtën, mund të bëhesh për kujdes intenziv!”, ka shkruar Haziri.