Dita e zgjedhjeve të 9 shkurtit kaloi pa incidente të mëdha, megjithëse disa persona u arrestuan nga Policia, pasi dyshohet se vepruan kundërligjshëm. Një rast i tillë ndodhi në Gjilan, ku Policia ka prangosur një person te një qendër votimi.
Sinjali mëson se i dyshuari insistoi që të shfrytëzonte të drejtën e tij për votim pas mbylljes së qendrës dhe shpërfilli urdhrat e Policisë, duke e futur veten në telashe.
Zyrtarët policorë që ndodheshin në shkollën që ishte qendër votimi në rrugën “15 Qershori”, tentuan ta vënë situatën nën kontroll, por vërejtjet e tyre hasën në vesh të shurdhër.
Për pasojë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dhe pas lirimit, ia ka mësyrë sërish qendrës së votimit, duke tentuar ta sulmojë njërin nga policët.
I njëjti përfundoi sërish në stacion dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi.