Për më pak se disa muaj, 4 persona kanë kryer vetëvrasje në qytetin e Gjilanit.
Në pamundësi të paguajë një shumë të konsiderushme parash që i kishte bankës, një person i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e së hënës.
Banka e kishte dërguar lëndën në përmbarim dhe në momentin që këta të fundit kanë shkuar t’ia marrin shtëpinë e lënë hipotekë, 67-vjeçari ka vrarë veten.
67-vjeçari është dërguar në QKMF, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Prokurori i rastit, Agron Uka, ka thënë se të hënën në ora 10 është njoftuar për një vetëvrasje në lagjen Dardania në Gjilan.
Ilirjana Tahiri, zëdhënëse në Raifaisen Bank, ka thënë që janë të shokuar me lajmin duke shtuar që nuk u lejohet të nxjerrin informata për klientët e tyre.
Megjithatë, këto procedura aplikohen me të gjithë klientët.
Vetëm brenda pak muajve, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 4 vetëvrasje.