Më 29 shtator 2019 , rreth orës 00:50, njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit kanë ndalur veturën “Opel Vectra” me targa KS në Rr.” Marie Shllaku” këtu në Gjilan, ,drejtuar nga vozitës i dyshuari M.K.SH, i njëjti nga dritarja e veturës ka hedhur një qese në brendësi të cilës ka pasur substancë të dyshuar narkotike.
Njësitet anti drogë që veprojnë në Gjilan i u kanë përgjigje rastit duke dal në vende të ngjarjes ku kanë sekuestruar substancën e dyshuar. Pas testit fushor e njëjta ka rezultuar e llojit “Marihuanë” me peshë 3.6 gram. Rasti referohet në gjykatë në procedurë të rregullt.