Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë prangosur dy të dyshuar, në lidhje me rati ne mëhershëm të raportuar kur ankuesi kishte raportuar në polici se në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Gjilan, persona të dyshuar e të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e axhës së tij, të cilën e ka në mbikëqyrje, duke vjedhur pajisje elektronike, stoli ari, dhe veshmbathje.
Në raportin policor thuhet se njësiti i hetuesisë me datën 19.07.2018, ora 09:30, ka lokalizuar dhe identifikuar e më pas edhe ka arrestuar, dy të dyshuar një femër dhe një mashkull.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e të dyshuarve me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.