Policia raporton se dje ka arrestuar një të dyshuar pasi i kishte urdhëruar punëtorët e tij që të hapin bastoren, edhe pse ajo ishte mbyllur nga ATK-ja, njofton Klan Kosova
“ Me 13.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar menaxher i një bastore, pasi që i njëjti kishte urdhëruar punëtorët e tij që ta hapin lokalin të cilin ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë.