Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një femër të dyshuar shqiptare me shtetësi të Serbisë, pasi që e njëjta në një lokal kishte vjedhur veshje të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 112 euro.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa gjërat e vjedhura i janë kthyer pronarit.