Me 11 tetor 2019 , rreth orës 20:05 në fshatin Livoq i Epërm , komuna Gjilan është arrestuar i dyshuari shqiptar i shtetas i Serbisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje me një shtëpi dhe në ikje e sipër duke kaluar nëpër oborrin e një shtëpie tjetër ka hasur në viktimën shqiptar shtetas i Kosovës i cili ka dashur ta ndaloj të dyshuarin.
I dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të viktimës me ç ‘rast i ka shkaktuar plagë në këmbën e majtë. Viktima dërgohet në spitalin Rajonal këtu në Gjilan dhe i njëjti pas tretmanit është liruar në shtëpi. I dyshuar është arrestuar nga policia e Kosovës njësitet e stacionit policor të Gjilanit, ai është intervistuar, në prani të avokatit mbrojtës . Ndaj të dyshuarit është caktu masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në PTH.