Policia e Gjilanit njofton se me datë 20 shkurt, rreth orës 11:15 një femër shtetase e Kosovës, ka raportuar Policinë për një rast ‘vjedhje’ i cili kishte ndodhur në vendin e punës së ankueses tek një motel në Gjilan, ku ankuesja punon si recepsioniste.
Sipas policisë, i dyshuari kishte kaluar natën në këtë motel ndërsa kur ka dashur të dal nga moteli, dyshohet se ka hyrë në banakun e recepcionit prej ku dyshohet të ketë vjedhur çantën e ankueses në të cilën sipas deklaratës së saj, ka pasur një sasi të parave të gatshme si dhe dokumentet personale.
“I dyshuari është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në komunikatë, transmeton Plus Tv.
Rasti i dedikohet Prokurorisë Themelore në Gjilan.