Policia ka bërë të ditur se dje dy persona kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar para veturës, dy persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.