Gjilan, familja Korça ende pa kujdes (VIDEO)
Kronika e përgatitur nga Merita Neziri flet për një familje nga Gjilani, për të cilët Klani pati raportuar para gati një viti.
Bëhet fjalë për çiftin Korça, të cilëve gjykata ua mori të drejtën e kujdestarisë së fëmijëve, por, që ata i morën përsëri, pas një letre që Qendra për Punë Sociale, ia dërgoi institucioneve të drejtësisë.
Por, situata në këtë familje, ka mbetur pothuajse e njëjtë, me gjendje të rëndë.