Nga Spitali Rajonal i Gjilanit ndonëse kanë raportuar për mungesë oksigjeni, nuk kanë pranuar të prononcohen.
Kjo bombole e oksigjenit po ua rikthen shpresat se jeta e familjarit të tyre do të jetë e sigurt.
Por ky oksigjeni nuk është siguruar nga institucionet shëndetësore.
Për t’i furnizuar pacientët me O2, po angazhohen vet familjarët.
Kjo bombolë do të shfrytëzohet derisa pacienti të bartet në QKUK, pasi që në spitalin rajonal të Gjilanit nuk ka oksigjen.
E ky informacion po i shqetëson familjarët e pacientëve.
Për tri javë, kjo grua ka jetuar me frikën se nuk do të ketë oksigjen për burrin e saj.
Në mungesë të tij, familjarët kanë siguruar vet oksigjenin.
Sipas kësaj gruaje, për disa ditë me radhë familjarët u detyruan të shkonin në Ferizaj për oksigjen.
Përveç barrës për sigurimin e tij, familjarët janë detyruar edhe të paguajnë çmime të larta.
Lajmi se ka mungesë të oksigjenit, u bë i ditur nga vet Spitali Rajonal i Gjilanit.
Por një ditë pas kjo faqe nuk figuron në rrjetin social Facebook.
E përmes një komunikate, nga spitali kanë thënë se nuk kanë faqe zyrtare, kësisoj ai postim nuk paraqiste qëndrimin zyrtar.
Ndërkohë nga zyra e informimit në SHSKUK gjatë tërë ditës nuk ju kanë përgjigjur televizionit.
E krejt këto zhvillime gjilanasit nuk i pritën mirë.
Për këtë janë të informuar edhe në komunën e Gjilanit. Ata po thonë se brenda kompetencave të tyre, janë duke munduar t’ju ndihmojnë me furnizim spitalit.
Ditëve të fundit janë shfaqur shqetësime për mungesë oksigjeni në tërë vendin, porse një gjë të tillë e kishte mohuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja.