Policia e Kosovës njofton se në Gjilan, saktësisht në lagjen “Arbëria” , dje rreth orës 17:40 një i dyshuar përderisa ishte duke drejtuar veturën Golf me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur biçiklistin.
Sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar.