Ditë më parë, në komunën e Gjilanit kanë nis trajtimet e qenëve endacak për vtin 2018, kurse trajtimi i tyre po bëhet pas kontraktimit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë me Klinikën Veterinere “Fauna”.
Ramiz Ramadani, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan tha se trajtimi parasheh zënjën e qenëve, mjekimin (vaksinim dhe trajtime të nevojshme mjekësore), kastrimin, sterelizimin dhe në raste të veçanta eutanazinë.
“Në fund të gjithë qentë e trajtuar do të shënjëzohen me numra identifikues, kurse të gjitha këto aktivitete profesionale mund të kryhen vetëm nga mjekët veterinarë dhe të autorizuar”, ka thënë drejtori Ramadani.
Sipas tij, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në koordinim me Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë do të jetë në monitorim të vazhdueshëm të implementimit të këtij projekti.
Ai ka thënë për qytetatët që posedojnë qenë, si kafshë shoqëruese, t’i mbajnë në mbikqyrje, sepse në të kundërtën ku do që hasen rrugëve, do të trajtohen si qenë endacak.
Ndërkaq thuhet se ndalohet përfshirja e cilit do qytetarë të pa autorizuar për këto aktivitete.