Këtë javë priten risi rreth formimit të kabinetit të ri qeverisës në Gjilan…
NISMA apo AAK do të mbetet jashtë? Ose, me kerkesa më të vogla do të përfshihen në qeverisjen e re?!
Pritet që LDK të në bashkëqeverisje të marr NISMA-n Socialdemokrate ose AAK-në, që së bashku me 2 këshiltarët e AKR-së dhe 2 të subjekteve serbe dhe turke, të kenë shumicën e thjeshtë prej 18 – 19 këshilltarësh.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pati paralajmëruar javën e kaluar se për të martën që iku do të bënte publike kabinetin e ri qeveriës në Gjilan.
Mirëpo, burime të kohapressnews mësojnë se taborri i subjekteve politike në Gjilan – NISMA Socialddmokrate dhe AAK kanë kërkuar hise të madhe në kabinetin e ri, që për LDK-në ishte konsideruar e papranueshme.
Një burim yni nga LDK tha se subjektet politike, degët në Gjilan: NISMA e AAK kanë kërkuar shumë, madje drejtoritë kryesore me emra kandidatësh për t’i udhëhequr ato.
Mirëpo, tashti ka përafrime dhe grupet punuese të subjekteve politike nuk janë larg marrëveshjes, ndërsa pritet që këtë javë të finalizohet gjithçka e njëherit të zyrtarizohet kabineti i ri komunal.
Degët e subjekteve politike VV e PDK nuk kanë qenë e pjesë e bisedimeve për qeverisjen e re komunale, ndërsa në opozitë mund të mbetet AAK ose NISMA, varësisht se cila do të mbetet jashtë marrëveshjes për qeverisje!
Kombinimet për të cilat po diskutojnë grupet punuese rreth ndarjes së hisës në qeverinë komunale: LDK + NISMA + AKR + serbët + turqit = 19; LDK + AAK + AKR + serbët + turqit = 18; LDK + NISMA + AAK + AKR + serbët + turqit = 22.
Siç mësohet nga burime pranë LDK-së, AKR ka pranuar pa kushte të jetë pjesë e qeverisë komunale, dhe mbase do të ketë 1 drejtori komunale, si dhe serbët dhe turqit, të cilët tashmë kanë zv.kryesuesin e Kuvendit Komunal (serbët) dhe zv.kryetarin e dytë të Komunës së Gjilanit (turqit).
Degët e subjekteve politike në Gjilan përfaqësohen me këtë numër asambleistësh: LDK-11, VV-6, PDK-6, NISMA – 4, AAK – 3, AKR – 2, serbët – 1, turqit – 1, i pavarur -1.