Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal në Gjilan nga PDK, gjatë një vizite në lagjet përreth lumit Stanishorka premtoi ndërhyrje konkrete për pastrimin dhe rregullimin e këtij lumi, i cili është kthyer në problem për banorët. Ajo tha se brenda gjashtë muajve nga marrja e mandatit, do të ndërmerren masa për pastrimin e lumit, rregullimin e brigjeve dhe gjelbërimin e zonës përreth.
“Lumi Stanishorka nuk do të mbetet më burim ndotjeje dhe shqetësimi për banorët. Ky lum do të pastrohet, do të rregullohet dhe do të kthehet në një hapësirë të pastër, të shëndetshme dhe të denjë për qytetarët e Gjilanit”, deklaroi Shala.
Ajo shtoi se ky projekt është pjesë e planit të saj për të krijuar një ambient më të pastër dhe më të gjelbër në qytet, duke u përqendruar në zgjidhjen e një prej problemeve mjedisore më të mëdha që ka prekur Gjilanin për vite me radhë.
VOTO 191 PDK – VOTO NR 6 MRIKA KRASNIQI SHALA