Policia njofton se në fshatin Pasjan të Gjilanit, dje është ndaluar nga policia një automjet me tabela vendore me vozitës të dyshuarin mashkull serb, raporton Plus Tv.
I njëjti thotë Policia, përmes rrugëve alternative nga territori serb ka hyrë në territorin e Kosovës.
“Gjatë verifikimit dhe kontrollimit të ngarkesës rezulton se kishte 455 x 0.5 litra shishe birrë prodhim serb pa dokumentacion valid. Me vendimin e prokurorit, automjeti me gjithë ngarkesën është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, thuhet në raportin policorë.
Bëhet e ditur se vozitësi i dyshuar pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./PlusTV/