Pretendimet e qytetarëve të shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit se ishin helmuar nga ushqimi në restorantin,në Pasjak të Novobërdës janë vërtetuar nga analiza laboratorike.
Rezultatet të cilat janë kryer në institucionin publik shëndetësor tregojnë se më shumë se 10 pacientë janë prekur nga bakteri Salmonella, që është pasojë e ushqimit të kontaminuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Kurse shumica e pacientëve kishin deklaruar se kanë konsumuar mish në këtë restorant, kurse të nesërmen ishin zgjuar me probleme shëndetësore.
Mirvete Kurteshi, infektologe në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka konfirmuar rezultatet e analizave të një pjese të pacientëve, ngase gjithsej 28 sish që ishin shtrirë në repartin infektiv për trajtim. Ajo ka thënë se prania e bakterit në ushqim kishte ndikuar në helmimin e qytetarëve.
“Po në mbi 10 raste është konstatuar se kanë qenë mikroorganizmat prezent në jashtëqitje të pacientëve. Salmonella është emër i bakterit që është gjetur në jashtëqitjet e pacientëve dhe që po mendohet se ka qenë prezent në ushqim dhe që ka ndikuar të helmoheshin njerëzit. Rezultatet janë kryer në institucionet publike shëndetësore dhe ato na janë sjellë edhe ne”, ka thënë ajo./koha/